FOTOLAJM/ Blushi “kalon” te PD-ja, bashkë me Dervenin e LSI-së

Jul 23, 2015 | 19:37
SHPËRNDAJE

Gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila në qendër të diskutimeve ka patur marrëveshjen me SHBA-të për narkotikët, protagonist është bërë edhe deputeti kontrovers i PS-së, Ben Blushi.

Ben Blushi me Kastriot Islamin, Dervenin dhe Kadelin
Ben Blushi me Kastriot Islamin, Dervenin dhe Kadelin

Dy ditë më parë ai refuzoi të votonte pro miratimit të Ligjit të Arsimit të Lartë, një ligj ky i debatuar dhe i kritikuar jashtëzakonisht shumë që kur u paraqit në formë drafti.

Por, ditën e sotme, Blushi është fotografuar duke qëndruar në anën e djathtë të Kuvendit, aty ku rrinë deputetët e PD-së. 

Së bashku me të shihet edhe deputeti i LSI-së, Bujar Derveni, Gjovalin Kadeli, si edhe Kastriot Islami i PD-së, i cili disa javë më parë e këshillonte Blushin që të hapte një parti të re.

Blushi-pd2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura