FOTO/ Zjarr masiv në një magazinë në Maliq, ndërtesa shkrumbohet plotësisht

May 27, 2022 | 17:13
SHPËRNDAJE

Një magazinë është përfshirë nga flakët masive në fshatin Burimas të Maliqit këtë të premte.

yjarr

Siç shihet dhe pamjet e mëposhtme, magazina e cila shërbente si vend për magazinimin e ambalazheve, kryesisht kuti kartoni për mbajtjen e frutave, është shkrumbuar plotësisht.

Raportohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ekipet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

zjarr magazina zjarr maliq 2 zjarr maliq 3 zjarr maliq magazina zjarr maliq

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura