FOTO/ Zbulohet shkaku i atentatit në Athinë, ja sherri i shqiptarit pak minuta para ngjarjes

Nov 12, 2017 | 10:45
SHPËRNDAJE

Update/ Është zbuluar shkaku i atentatit ndaj shqiptarit në Greqi. Sipas informacionit që zbulojnë mediat greke mësohet se bandat kanë pasur një konflikt të mëparshëm. Para ngjarjes dy të plagosurit kishin bërë sherr me një tjetër person jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Si ndodhi atentati ndaj shqiptarit në Athinë, flasin dëshmitarët: Dëgjuam ulërima…

Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës.

Policia bën me dije se të dy personat shtetasi shqiptar dhe ai grek u gjetën të plagosur në makinën e tyre rreth orës 21:35 në kryqëzimin e rrugës Eftychidou dhe Hymettus. Shqiptari është rreth të 30-tave e  ndërsa  identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

pagk4

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, katër persona iu janë afruar pranë makinës dhe kanë hapur zjarr ndaj dy të rinjve dhe pastaj janë larguar në  drejtim të Pagrati Grove.

Mjekët  konfirmojnë  për mediat greke se të dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

pagk3

Po ashtu një dëshmitar në vendngjarje ka folur për  protothema.gr duke thënë se një nga atentatorët ishte i veshur me një këmishë të kuqe dhe se të rinjtë po bërtisnin pas të shtënave ‘këmbët e mia, këmbët e mia.”

Njerëz të tjerë që panë incidentin thanë se ata u sulmuan me të shtëna në të dy anët e makinës.

pagk2

 

 

 

Ubdate/ Atentat si në filma ndaj shqiptarit në Athinë, 4 persona me motorr i zënë pritë në rrugë

Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës. Ata ndodheshin në një automjet në kohën që ekzekutorët u afruan me dy motoçikleta dhe hapën zjarr me pistoleta, shkruan Protothema.

plagosje athine

Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të kryeqytetit grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura