FOTO/ Zbulohet sera e kultivimit të hashashit në Korçë

Oct 10, 2015 | 19:30
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës deklaron arrestimin e Muhamet Gedajt me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Foto nga sera e kultivimit te bimeve narkotike ne Korce
Foto nga sera e kultivimit te bimeve narkotike ne Korce

58-vjeçari Gedaj thuhet se kultivonte bimëve narkotike në një ndërtesë në pronësi të tij në lagjen 18 në Korçë, pranë rrugës “1 Maji”.

“Nga kontrolli i ushtruar, në brendësi të kësaj ndërtese, u sekuestruan 66  rrënjë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, me lartësi nga 10-100 cm. Të cilat ishin mbjellë, në një ambjent të posaçëm kontenieri, të përshtatur me ndriçim (llampa) dhe ngrohje artificiale, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike”,-thuhet në njoftimin për mediat.

Policia e Korçës shton se nga kontrollit rezultoi se në ambientet e kontejnerit, Muhamet Gedaj kishte kryer edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, jashtë aparatit matës.

1.9
1.6 (1)
1.6
1.3
1.2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura