FOTO/ Vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, ky është autori kosovar dhe viktima i njohur për arte marciale

Apr 29, 2024 | 9:49
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë u regjistruan ditën e djeshme (28 prill) në Duaseldorf të Gjermanisë, ku një shtetas kosovar, ekzekutoi me armë zjarri një shtetas serb, pronar i një restoranti.

Ko-6-600x360

Pas debatit në ambientet e brendshme të restorantit, dy shtetasit kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por kosovari papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë serbin.

LEXO EDHE: Pas debatit dolën jashtë për t’u sqaruar, klienti shqiptar qëllon për vdekje pronarin e lokalit në Gjermani

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.

r-16-1000x531

Derisa, raportohet se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, i njohur për arte marciale.

rr-4-1000x525

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktim njiheshin me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes jashtë ambienteve të restorantit, raportohet se kosovari është rifutur brenda dhe ka kërcënuar klientët, para se të vihej në pranga nga autoritetet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura