FOTO/ Vranë policin me plumb në kokë, autoritetet malazeze marrin vendim për të moshuarën shqiptare dhe dy djemtë. Kush janë ata (Emrat)

Dec 16, 2019 | 22:37
SHPËRNDAJE

Pas një seance dëgjimore në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, shtetasit shqiptarë të dyshuar për vrasjen e një oficeri policie, Milutin Lekoviç, në Igalo, u urdhëruan të qëndrojnë deri në 72 orë në qelitë e paraburgimit.

08-2

Drejtoria e Policisë njoftoi më herët sot se kryesi i drejtpërdrejtë i krimit ishte Luan Hasanaj, 43 vjeç, shqiptar nga Malësia e Madhe. Me të ishin Lulzim Hasanaj (49 vjeç dhe dhe Nure Hasanaj 67- vjeçe, e ëma e tyre.

08-1

Të tre akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mizorisë ndaj një zyrtari.

Lekoviç u vra pasditen e djeshme në detyrë, ndërsa kapi tre personat që ishin pa dokumente dhe që synonin të kalonin në drejtim të Kroacisë.

08-3

Polici u qëllua në pjesën e kokës nga njëri prej shqiptarëve që ndodhej në sediljen prapa policit, me një armë që e mbante me vete.

Sulmuesit më pas u arratisën nga automjeti dhe morën një taksi për në Sutorina, me synim që të largoheshin nga Mali i Zi.

Ata u ndoqën menjëherë dhe u arrestuan rreth orës 17:00 në Sutorina.

/S.Lleshi/Panorama/

Polici malazez vritet me plumb në kokë brenda makinës së policisë, tre të arrestuar nga Shqipëria

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura