FOTO/ Vorbulla e largimeve përfshin dhe Rei Manaj, sulmuesi shqiptar nuk thirret nga Kuman për miqësoren me Juven

Aug 7, 2021 | 12:51
SHPËRNDAJE

Barcelona është zhytur mes një kaosi të vërtetë që pas largimit të Lionel Mesit.

Manaj Barca

Si duket kjo vorbull ka përfshirë dhe sulmuesin e Kombëtares Rei Manaj i cili tani më duket shumë afër largimit nga katalanasit. Sulmuesi shqiptar bëri paraqitje mjaft të mira me Barcelonën në sfidat miqësore duke realizuar katër gola, por e ardhmja e tij nuk është në Barcelonë.

Katalanasit kanë bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për sfidën kundër Juventusin mbrëmjen e nesërme, dhe aty mungon emri i Rei Manajt. Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por me shumë mundësi 24-vjeçari do të zyrtarizohet në ditët në vijim tek një nga skuadrat që e kanë kërkuar me ngul këtë verë.

barca

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura