FOTO-VIDEO/ Zjarri shkatërron katedralen e famshme “Notre-Dame” në Paris, autoritetet: Asgjë nuk do të mbetet

Apr 15, 2019 | 22:28
SHPËRNDAJE

Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris ditën e sotme, ndërsa flakët u përhapën  me shpejtësi në të gjithë ndërtesën. 

Shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me  rinovimin që po i bëhet katedrales. Një operacion i madh për të shuar zjarrin është duke u zhvilluar në ndërtesën gotike 850-vjeçare, por flakët kanë hedhur në tokë majën 93 metra të lartë, të kishës më të vizituar në Europë.

Ndërsa Prokurori i Parisit hapi një hetim. “Po digjet gjithçka dhe asgjë nga struktura prej druri nuk do të mbetet,” tha zëdhënësi Andre Finot.

C_2_fotogallery_3097489_7_image

Zjarrfikësit kanë specifikuar se flakët kanë shpërthyer në papafingo të katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Flakët po gllabërojnë të gjitha skelat e strukturës gotike. Ndërkohë, është përhapur në një nga dy kullat ikonike.  “Nuk jemi të sigurt nëse mund ta shpëtojmë,” tha nënsekretari i Brendshëm Laurent Nunez.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me “të gjithë katolikët dhe të gjithë francezët”.

Një zëdhënës i katedrales tha se e gjithë struktura ishte “djegur”. “Nuk do të mbetet asgjë. Mbetet për t’u parë nëse do të preket kulla, e cila mbron katedralen, apo jo”, tha ai.

“Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur”, ka shkruar ai.

notre-lajmi

Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo, e cila shkoi në në vendin e ngjarjes, e përshkroi atë si një “zjarr të tmerrshëm”, ndërsa u kërkoi njerëzve që të respektojnë kufijtë e krijuar nga autoritetet për të siguruar që ato të mbeten të sigurtë.

Ndërkohë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump,  i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”  shkruan Trump.

C_2_fotogallery_3097489_1_image

Katedralja e famshme konsiderohej shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII. Gjatë ndërtimit, një numër i arkitektëve punuan me ndërtimin, diçka që stilet e ndryshme (dhe lartësitë) e kullave dëshmojnë për të. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345. Katedralja kishte 10 kambana.

C_2_fotogallery_3097489_2_image C_2_fotogallery_3097489_3_image C_2_fotogallery_3097489_4_image C_2_fotogallery_3097489_5_image C_2_fotogallery_3097489_6_image C_2_fotogallery_3097489_8_image C_2_fotogallery_3097489_10_image C_2_fotogallery_3097489_9_image

C_2_articolo_3203173_upiImagepp (1)

 

notre

katedralja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura