FOTO/ Veliaj sërish në autobus, merr linjën e Kombinatit bashkë me Dalipin

Aug 4, 2015 | 19:43
SHPËRNDAJE

ryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përdorur sërish sot transportin publik për të shkuar në një takim që ka pasur në njësinë numër 7 në kryeqytet.

Erion Veliaj ne autobusin e Kombinatit, sot
Erion Veliaj ne autobusin e Kombinatit, sot
Këtë herë ai ka përdorur linjën e Kombinat-Kinostudios, pasi ka prezantuar para stafit dhe banorëve të zonës, administratoren e Njësisë 7, Gjinovefa Kadria.

Sot Veliaj ka qenë i shoqëruar edhe nga kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi.

Në këtë foto që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet se Veliaj ka marrë autobusin në stacionin e sheshit “Skëndërbej” dhe ka zbritur në stacionin e “21 dhjetorit”.

Veliaj sot tek njesia 7
Veliaj sot tek njesia 7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura