FOTO/ U rrënua nga tërmeti, shihni çfarë ndërtesash do të ndërtojë biznesmeni Behgjet Pacolli në Thumanë

Dec 12, 2019 | 18:56
SHPËRNDAJE

Ata që e premtoi për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Thumanës, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka konkretizuar në një projekt.

Siç shihet në foto 3d, ndërtesat e projektuara do të jenë tre kate.

“Me një shpejtësi rekord përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.

78951922_10162565167940153_1033137430816882688_n 79414464_10162565167925153_7623683872294699008_n 79840312_10162565167840153_3667553435403681792_n 80247611_10162565166485153_2278139813024497664_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura