FOTO/ U mbyt në lumin Buna bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

May 6, 2024 | 12:04
SHPËRNDAJE

Ergesa Arrazi, 9-vjeçarja nga Shkodra, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.

ergesa arrazi shkoder mbytet nena me femjet

Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30. Ndërkohë, kërkimet në lumin Bunë po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.

Ndërkohë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj po vazhdojnë edhe në Malin e Zi.

Raportohet se ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili i ka kërkuar autoriteteve të vendit fqinj që të nisin kërkimet. Për gjetjen e trupave tre trupave kanë shkuar në ndihmë edhe Forcat e Armatosura.

Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës (4 maj) u gjet rastësisht nga një peshkatar i zonës trupi i vajzës 9-vjeçare.
NGJARJA

Nëna dhe tre fëmijët rezultonin të zhdukur prej katër ditësh, ndërsa bashkëshorti i saj Ergys Arrazi, i cili u arrestua për shtyrje drejt vetëvrasjes së anëtarëve të familjes së tij, bëri denoncimin për zhdukjen me datën 3 maj.

Ngjarja, e cila është një tragjedi e rëndë e ka zanafillën në dhunën familjare, pasi policia arrestoi bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve, Ergys Arrazi, i cili akuzohet se nxiti gruan dhe fëmijët drejt vëtëvrasjes.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Ergys Arrazi.

31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura