FOTO/ Të rrethuar nga forca të shumta sigurie, kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Jun 15, 2022 | 9:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës. Lajmi është bërë publik nga vetë Abazoviç, i cili ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një foto nga rrugët e Kievit.

RAMA 6

Abazoviç shkruan në mbishkrimin e fotos se është në Kiev së bashku me kryeministrin shqiptar për të ofruar mbështetjen e sinqertë për popullin ukrainas në luftën për liri.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura