(FOTO) Shoku i ngushtë e nxjerr zbuluar Rita Orën/ Detaji që i vë vulën thashethemeve të fundit

Aug 10, 2022 | 18:36
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Ndonëse në mediat britanike nuk ka asnjë dyshim për martesën e Taika Waititi dhe Rita Ora, deri tani nuk kemi pasur një reagim zyrtar nga palët.

Së fundmi, shoku i ngushtë e ka nxjerrë zbuluar këngëtaren .

James Brown sapo konfirmoi martesën e Ritës me regjizorin me anë të një fotoje në InstaStory. Krahas imazhit parukieri shkruan: “Urime zonja Waititi Ora”.

Të hënën në mbrëmje u raportua se Rita u martua me regjisorin Taika, 46 vjeçar, në një ceremoni intime në Londër dhe tashmë ka ndryshuar mbiemrin.

Ora në dukje e konfirmoi lajmin, si dhe shfaqi atë që dukej si një unazë dasmesh në një foto të shpërndarë në Instagram të dielën. Këngëtarja e “For You”, 31 vjeç, dhe regjisori i “Thor: Ragnarok”, 46 vjeç, u raportua se i kishin bërë propozime pothuajse “të njëkohshme” njëri-tjetrit muajin e kaluar dhe po planifikonin një ceremoni private që do të pasohej nga një festë e madhe më vonë këtë verë.

Çifti u lidh për herë të parë në maj të vitit 2021, kur ata u fotografuan me njëri-tjetrin në Sydney, Australi. Ata u fotografuan gjithashtu duke u puthur në një ballkon së bashku me një person të tretë, aktoren Tessa Thompson.

“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka kalon shumë shpejt,” tha Waititi për ‘Sydney Morning Herald’ pas puthjes virale. “Dhe gjithashtu, ‘A është kaq e madhe një punë?’ Jo, jo në të vërtetë. Nuk po bëja asgjë të keqe. Është mirë.” Tre muaj më vonë, dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura