FOTO/ Sherri me Bashën, kreu i PD-së në Gjirokastër ironizon Genc Rulin

Oct 10, 2015 | 20:17
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko ka ironizuar Genc Rulin, për debatin që pati me Lulzim Bashën në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD-së.

Roland BejkoRuli u shpreh me tone të ashpra ndaj krerëve të PD-së në rrethe, duke kërkuar penalitete për ata që kanë sulmuar në FB ish-ministrat e kabinetit “Berisha”.

Kjo nuk është pranuar nga Basha dhe më pas Ruli në mënyrë demonstrative braktisi mbledhjen. Për këtë, Bejko postoi një fabul në FB duke ironizuar Rulin për ikjen nga mbledhja.

“Dita e parë e shkollës/ Me lej msus, me lej msus, ky Lymi me disa shokë po më ngacmojnë, ndëshkoji, nxirri jashtë dhe thyeju notën në sjellje ! :):):).

 Dita e dytë/ Nuk hyj më në klasë pa u ndëshkuar nga msusi ata që më ngacmojnë; Lymi, Artani, Spiro, Sotiri, Frani etj.”, shkruan Bejko në FB. Mirëpo, pas disa orësh, Bejko e ka fshirë statusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura