FOTO/ Rama sot e mohoi, por edhe “Der Spiegel” konfirmon kampet e refugjatëve nga BE në Shqipëri

Jun 13, 2018 | 16:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhene pergjigje sot shqetesimit te madh, per gjithe sa eshte folur se fundi, lidhur me lajmet per ngritjen e nje kampi refugjatesh ne vendin tone.

Në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) Rama tha nder te tjera se “pretendimet për kamp refugjatësh në Shqipëri nuk janë të vërteta”.

albanien migration Por kete lajm e ka publikuar edhe gazeta gjermane “Der Spiegel” e cila konfirmon kampet e refugjatëve nga BE ne Shqiperi.

Ne shkrimin e sotem te saj, online, thuhet se “kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qëndrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre, shprehet Kurz. I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e tij është: “Do ta shohim”.

migration

Der Spiegel vijon me pyetjen e vetme në artikull, me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin vendin tonë si të vetmen mundësi.

ÇFARE THA RAMA SOT

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka ngritur një qendër e cila është një qendër studimore, programesh, analizash, ndërveprimesh kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe që është propozuar që të zgjerohet në një qendër rajonale, qendër ekselence që ka të bëjë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe që trajton në rrugë të ndryshme këtë fenomen.

Sipas tij kjo nuk ka të bëjë asgjëkund me ndonjë koncept të një qendre në kuptimin e një qendre grumbullimi njerëzish dhe aq më pak pastaj me “konceptin krejtësisht të pavend dhe madje qesharak të mbledhjes së gjithë ish-ushtarëve të ISIS-it (DEASH) në këtë qendër”.

“Pra është thjeshtë një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura