Foto prekëse/ U rrëmbye nga gjyshërit, momenti kur Amari 3-vjeçar përqafohet me nënën e tij! Reagon ministri Balla

Apr 20, 2024 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ky është momenti prekës kur Amari 3-vjeçar është përqafuar me nënën e tij, gati një javë pasi u rrëmbye nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni.

438686306_960431692115037_6521546091646178450_n

Në foton e publikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet vogëlushi në krahët e së ëmës. Ile Gjuni, pasi gjyshja e tij nga ana e babait e dorëzoi në Prokurorinë e Durrësit.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.

Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë”, shkruan Balla.

LEXONI EDHE: Rrëmbeu nipin dhe u zhduk, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Prokurori! I mituri bashkohet me nënën e tij pas rreth një jave

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura