Penalltia e akorduar në takimin Skënderbeu-Partizani ngjalli kritikat e ashpra jo vetëm të skuadrës korçare, por dhe tifozëve vendas.
Madje njëri prej tyre ka tentuar të kapërcejë gardhin rrethues të stadiumit “Skënderbeu” për të hyrë në fushën e lojës, por nuk është lejuar nga stjuartët e fushës.
Mbrojtësi i Skënderbeut Pollozhani preku topin me dorë në momentin e një dyluftimi me sulmuesin kundërshtar Solomon. Pasi u rrëzua, ai preku topin me dorë dhe për arbitrin Beqiri nuk kishte dyshime për penallti. Bruno Telushi e ktheu në gol penalltinë e fituar nga kampionët e Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al