FOTO nga paparazzi/Musa Ulqini merr me të mira Elisa Spiropalin

Nov 3, 2019 | 21:32
SHPËRNDAJE

Disa javë më parë, paparazzi i “Panorama Plus” dekonspiroi sekretin që ministrja Elisa Spiropali mbante të fshehur dhe të maskuar me rroba të gjera. Në fakt, ne e pikasëm menjëherë barkun e saj, i cili kishte filluar të rritej.

Natyrisht, nuk është e thjeshtë ta kuptosh, sidomos në trupa të imët si ai i Spiropalit. Nga ana tjetër, vetë ministrja vijonte normalisht të gjithë aktivitetin e saj. Por tashmë në javët e fundit, ajo vendosi që lajmin ta bëjë publik vetë, në një intervistë në televizion.

Spiropali tregoi se ishte në pritje të fëmijës së dytë dhe se priste kësaj here një djalë. Me sa duket, jo vetëm prej atmosferës së mirë që mbizotëron mes socialistësh, por dhe për faktin që është shtatzënë, Elisa përkëdhelet nga kolegët e saj. Si në rastin e deputetit socialit, Musa Ulqini, i cili e ka mbajtur të përqafuar për disa minuta duke qeshur dhe duke bërë batuta me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura