FOTO/ Ky është viktima Idajet Dulla, që u vra me thikë në zemër nga shoferi i fugonit

Sep 19, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Ky është viktima, Idajet Dulla, i cili u vra me thikë në zemër nga Arbër Koti, pasditen e sotme në Durrës.

Idajet Dulla

“Panorama” ka mësuar se Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Pas konfliktit Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura