FOTO/ Ky është mjeku nigerian që do të dëshmojë kundër Thaçit për trafik organesh

Feb 12, 2016 | 18:37
SHPËRNDAJE

Mjeku nigerian Philip Njemnzes ka pranuar që hetuesve serbë t’iu japë dëshmi dhe të dëshmojë për atë që mediat serbe po e quajnë “trafikim organesh” në të cilat gjoja është i implikuar edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, tash zëvendëskryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Mjeku-Nigerian“Qëndroj pas çdo fjale që e kam thënë kundër Thaçit dhe Okorochas. Të gjitha informatat dhe dëshmitë që i kam për tregtinë ilegale, jap i gatshëm t’i ndaj me cilindo institucion zyrtar, përfshirë edhe Prokurorinë e Serbisë”, citon gazeta “Blic” e Beogradit të ketë thënë Philip Njemanze, transmeton Koha.net.

Media të Beogradi prej një jave po shkruajnë për gjoja implikimin e Thaçit për trafikim organesh të serbëve të rrëmbyer në Kosovë gjatë dhe pas luftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura