Foto/ Kush ishte oficeri që përndoqi deri në arrestim Pjetër Arbnorin, marangoz me 4 klasë shkollë

Jul 26, 2018 | 19:22
SHPËRNDAJE

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1961 kur Pjetër Arbnori u arrestua, oficeri i Sigurimit që u mor me zbulimin e ndjekjen e grupit të tij ishte kapiten Sotiri nga Shtika e Kolonjës.

Karakteristika e tij formulohen nga të dhëna interesante. Ishte me vetëm 4 klasë fillore. Me profesion bujk, shofer e marangoz.

Deri në vitin 1942 kishte shërbyer në ushtrinë fashiste. Në vitin 1945 me ardhjen në fuqi të “pushtetit popullor” nis punën në organet e punëve të brendshme.541486d1311587b47bd01efd7c76f22e_XL

Në vitin 1950 gradohet nëntoger. Në vitet 1956-1962 është shef i seksionit të 3-të në Degën e Punëve të Brendshme Durrës, kohë kur godet Pjetër Arbnorin. Karrierën e mbyll në vitet 1962-1966 si zëvendësdrejtor i shtëpisë së pushimit të oficerëve./55/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura