FOTO/ Kapen në Brindisi gjysmë ton drogë e porositur nga një organizatë kriminale shqiptare. Po transportohej me skaf. Pakot ishin shënuar të gjitha me…

Oct 22, 2019 | 18:00
SHPËRNDAJE

Një sasia prej rreth 450 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane, e cila kishte shkuar me skaf në brigjet e Brendësit. Një 48 vjeçar nga Brindisi ka përfunduar në pranga.

sequestro carico marijuana albanese (4)-2

Mediat italiane shkruajnë se droga ishte e paketuar në pako të pa përshkrueshme nga uji dhe ishte dërguar nga një organizatë kriminale shqiptare.

Mjeti lundrues që drejtohej nga 48 vjeçari italian, ishte pikasur nga radari duke kryer manovrime të dyshimta në det.

sequestro carico marijuana albanese (2)-2-2

Kjo bëri që autoritetet ta vinin nën vëzhgim mjetin lundrues, një skaf gjysmë i mbuluar 6 metra i gjatë dhe me një motor të fuqishëm.

Ngarkesa e sekuestrua nga varkat patrulluese të Barit, duke kapur konkretisht 418 kilogramë marijuanë dhe 31 kg hashash e ndarë në 45 pako secila me nga 2.5 dhe 10 kilogramë.

sequestro carico marijuana albanese-2

Pakot ishin shënuar të gjitha me emrat të shkurtuar dhe me ngjyra të ndryshme në varësi të prodhimit, llojit të drogës dhe marrësve në Itali.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura