FOTO/ Ja si dukej biznesmeni italian që jetonte si rumun pasi inskenoi zhdukjen në Pukë

Sep 19, 2021 | 13:55
SHPËRNDAJE

Mediat italiane kanë publikuar sot fotot e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, një ditë pasi u gjet i gjallë, rreth 8 muaj pasi u raportua i zhdukur kur makina e tij u gjet e shkrumbuar në Pukë.

1632044056_DAVIDI-1-780x405-1-770x400

Sipas mediave italiane, biznesmeni duket se e kishte inskenuar zhdukjen e tij.

Në foto sipas mediave është biznesmeni Pecorelli i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, të gjitha në ngjyrë të zezë, në mënyrë që të mos njihej.

Ky imazh është marrë nga filmimet e kamerave të sigurisë së një ambienti ku ai është parë që qëndronte në një ishull të Italisë.

Pecorelli po fshihej në ishullin e Montecristos, ndërsa e ka zbuluar një incident me varkë, pasi motori i mjetit ishte djegur dhe një person i kishte ardhur në ndihmë biznesmenit.

-797-0-6146fcefd4f98

Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura