FOTO/ Ja kush është viktima e atentatit në Peqin, ishte kthyer për të festuar festat e fundvitit

Dec 13, 2019 | 21:20
SHPËRNDAJE

Ky është viktima e atentatit të sotëm në fshatin Përparim, në Peqin. Andi Zylyfi ishte duke ecur me makinë, kur nga një automjet tjetër janë shkrehur karikatorët.

atentat1

Ai humbi jettën, ndërsa shoku i tij që e shoqëronte ka mbetur i plagosur me plumb në kokë dhe tashmë ndodhet në spitalin e Elbasanit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Andi Zylyfi është kushuriri i pare (djali i hallës) së Endrit Alibej.

Ky i fundit mbeti i vrarë në një atentat me armë rreth një vit më parë.

Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur  Erdal Duranay.

Andi Zylyfi jetonte jashtë vendit dhe ishte kthyer për të festuar festat e fundvitit.

Lexo edhe:

FOTO/ Ky është 23 vjeçari i plagosur në atentat mbrëmjen e sotme në Peqin

VIDEO/ Atentati me një të vdekur dhe një të plagosur, policia ‘blindon’ spitalin e Elbasanit

Pamjet e para nga atentati me armë në Peqin ku mbeti i vrarë 23 vjeçari. Skema e përdorur nga atentatorët

Detaje të tjera nga atentati me armë në Peqin/ Një vit më parë u vranë tre persona në Bradashesh. Lidhja midis viktimave. Dyshime për..

Ngjarje e rëndë në Peqin/ Djali i punonjësit të burgut vritet me plumb në kokë, plagoset edhe një 21 vjeçar. Policia jep detaje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura