FOTO/ Ja barka me të cilën rrezikuan të mbyteshin emigrantët shqiptarë

May 30, 2016 | 7:23
SHPËRNDAJE

Pasi të martën e kaluar 17 emigrantë shqiptarë dhe një britanik i dyshuar për vrasje në Spanjë, u kapën pasi mbërritën në brigjet britanike, të dielën më mëngjes 18 emigrantë shqiptarë dhe dy britanikë kanë rrezikuar të mbyten në tentativë për të kaluar nga Franca në Britani.cegrab-20160529-140459-159-1-736x414 (1)

Emigrantët shqiptar sipas mediave britanike nuk kanë pasur asnjë lëndim dhe ndodhet të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë dërguar në Zyrën e Emigracionit, ku janë marrë në pyetje.

Ata u shpëtuan pasi familjarët e tyre dhanë alarmin tek autoritetet britanike se po rrezikonin të mbyteshin në ujërat mes Francës dhe Britanisë. 18 shqiptarët dhe dy britanikë që dyshohet se janë trafikantë, po lundronin me një barkë fare të vogël, e cila është e papërshtatshme për kalimin e ujërave me stuhi dhe dallgë të mëdha.

Roja bregdetare e Britanisë së Madhe mori një thirrje emergjence rreth orës 23:40 të së shtunës por ekipi shpëtues arriti të gjente barkën vetëm rreth orës 02:00.574aeb1e5101c_twitterboat

Nga ana tjetër autoritetet franceze paralajmërojnë tragjedi të ngjashme me ato të detit Mesdhe, pasi emigrantët që duan të shkojnë në Britani po rrezikojnë jetën për qëllimin final.

Përdorimi i barkave për kalimin nga Franca në Britaninë e Madhe po përdoren pasi rruga tokësore e kalimit me anë të kamionëve është bllokuar nga kontrolli i rreptë i autoriteteve të të dy vendeve. Nga ana tjetër është bllokuar dhe kalimi i kufirit me anë të trageteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura