FOTO/ Identifikohet ushtari që bëri shqiponjën, nuk është shqiptar, por..

Jan 25, 2017 | 11:35
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë shpërthyer sërish me gjestin e shqiponjës prej ushtarëve me origjinë shqiptare. Situata qesharake vazhdon ende në vendin fqinj, ku e cilësojnë shqiponjën si akt irredentist.

albania1Kësaj here ky shqiptar i armatosur në një bazë ushtarake greke ka irrituar, por edhe shqetësuar fqinjin jugor të Shqipërisë.

Mediat greke kanë nisur të shpikin skenarë terrori duke ngritur teza se shqiptari në foto, prapa të cilit ndodhen tanket dhe avionët luftarakë mund të sabotojë ushtrinë e shtetit helen.

Ndërkohe, Shtabi i Ushtrise thote se e ka identifikuar ushtarin dhe se ndaj tij do te ndiqen te njejtat procedura si me 7 ushtaret e pare.

Sipas shtabit, ushtari nuk është me origjinë shqiptare por nga Qipro. Ai do të ketë të njëjtin fat me ushtarët me origjinë shqiptare.

Sipas shtabit, ushtari është identifikuar dhe ka shërbyer në ELDYK. Mediat greke raportojnë se ndaj tij do të ndiqen të njëjtat procedura si në rastin e 7 ushtarëve me origjinë shqiptare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura