FOTO/ Historiani i njohur humb betejën me koronavirusin

Sep 13, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Koronavirusi i ka marrë jetën edhe një tjetër figure të njohur.

llambo filo

Historiani i njohur Llambo Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pasi kishte kontraktuar koronavirusin dhe prej dy javësh ishte shtruar në spital.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Lidhur me vdekjen e historianit ka reaguar edhe profesoreshë Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura