FOTO/ Gol fitoreje në sekondat e fundit, por vetëm një lojtar anglez nuk feston me ekipin. Ja arsyeja

Jun 19, 2018 | 16:50
SHPËRNDAJE

Herri Kejn shpëtoi dje nderin e Anglisë me golin në sekondant e fundit të takimit ndaj Tunizisë, por teksa të gjithë lojtarët shkuan për të festuar me yllin anglez, njëri prej tyre kishte diçka tjetër në mendje.

anglia

Kieran Tripier ishte i vetmi që po qëndrontë në gjysmëfushën e tunizisë, pasi shokët e tij po festonin jashtë vijave kufizuese. Nëse ai do të dilte jashtë fushës, ose të kthehej në gjysmëfushën e tij, lojtarët e Tunizisë do kishin të drejtën për të nisur menjëherë lojën, dhe për ta pasur të lirë fushën për të shënuar.

NINTCHDBPICT000414489604

Nga ky rregull i FIFA-s për pak po e pësonte edhe Portugalia, pas golit të tretë të Ronaldos, ku lojtarët po festonin jashtë vijave kufizuese, por vetëm njëri prej tyre mbeti brenda në mënyrë që loja të mos rifillonte menjëherë.

lojtaret portugeze festojne

lojtaret portugeze festojne1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura