FOTO/ Frikë për Ernest Muçin, sulmuesi i Kombëtares dëmtohet në ndeshjen me Lestërin

Nov 25, 2021 | 23:55
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi zbriti mbrëmjen e sotme në fushë me Legian për tu përballur me Lestërin.

muci

Sulmuesi shqiptar ishte titullar në këtë takim, por nuk arriti të lërë gjurmë. Fundi i ndeshjes ishte i hidhur për Muçin që ka pësuar një dëmtim që në pamje të parë duket i rëndë.

Gjatë një dyluftimi, 20-vjeçari ka përdredhur keq kyçin e këmbës, duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë, pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet.

muci 11

Një lajm jo i mirë për sulmuesin e Kombëtares, që ndalet në momentin e tij më të mirë. Dita e nesërme do të jetë vendimtare për Muçin pasi do të mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura