FOTO/ Festa e Nejmarit për ditëlindjen, Vanda Nara i surprizon të gjithë me atë që bën

Feb 3, 2020 | 18:19
SHPËRNDAJE

Nejmar në datën 5 ka ditëlindjen e tij, kur do të mbushë 28 vjeç. Pikërisht për këtë arsye, braziliani ka organizuar një festë, ku ka ftuar të gjithë shokët e ekipit, së bashku me partnere e tyre.  festa e nejmar

Një nga të ftuarit ishte edhe sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, i cili në krahë të tij kishte partneren, Vanda Nara. Kjo e fundit nuk nguron që një pjesë nga jeta e saj ta shpërndajë edhe me ndjekësit e saj, që janë të shumtë në rrjetet sociale.

Nuk mungonte edhe dje, teksa me një foto të postuar i ka habitur të gjithë. Vanda Nara në një postim të bërë, shihet para festës së Nejmar, teksa mban një maskë kundër koronavirus.

UANDA NARA

Menjëherë kjo ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale, teksa duket se Nara dëshiron ta mbajë veten të siguruar nga virusi që ka marrë jetën e të paktën 300 personave.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura