FOTO/ Erjon Brace bën paqe me Osmanin tani që iku nga… Skënderbeu

Nov 20, 2018 | 15:10
SHPËRNDAJE

Deputeti Erjon Braçe ka bërë “paqe” me futbollistin korçar, Tefik Osmani, pas një sërë ngacmimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Brace-Osmani

Ka qenë Osmani ai që ka postuar para pak minutash një foto në “Insta Story” me Braçen ku shkruhej: “Asgjë nuk është ashtu siç duket”.

Osmani-Brace

Mesa duket largimi i futbollistit nga Skënderbeu drejt Teutës e ka zbutur disi situatën, teksa mbrojtësi ka hequr dorë nga ngacmimet dhe është bërë shumë i urtë. 33-vjeçari shquhet për batutat e tij dhe frazat filozofike, që zgjedh të postojë herë pas here një rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura