Foto-Emri/ U përplas me betonierën teksa po lëvizte me motor, ky është i riu që humbi jetën në Tiranë

Jun 25, 2022 | 22:11
SHPËRNDAJE

Erald Qafa (Totilla) është emri i 41-vjeçarit, i cili u aksidentua për vdekje teksa po lëvizte me motor në zonën pranë TEG-ut në Tiranë.

Collage Maker-25-Jun-2022-10.11-PM

41-vjeçari u përplas nga një betoniere dhe mbeti i plagosur rëndë. Edhe pse u transportua në spital ai nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra, ku dhe ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Erald Qafa (Totilla)

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:

Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura