Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema, ka kujtuar shoqërinë që ka pasur me portugezin Ronaldo me anë të një fotoje që mori pëlqimin e shumë dashamirësve të futbollit.
Në një postim në Twitter, shikohen dy foto. Në të djathtë ndodhen djali i Ronaldos i veshur me një bluze të Portugalisë dhe djali i Benzemas me një bluze të Francës. Në të majtë ndodhen vetë futbollistët të përqafuar të veshur me të njëjtat uniforma si pasardhësit e tyre.
Në postim Benzema shkruan “Çfarë tjetër”, për të treguar që shoqëria e tij me Ronaldon s’do të mbarojë kurrë.
Të dyja këto foto janë realizuar në 23 qershor të vitit të kaluar në Budapest, ku Portugalia u ndesh me Francën për sfidën në grupe të EURO 2020.