FOTO/ Berisha fut live në Facebook takimin përmbyllës të Lulzim Bashës në Shkodër

Mar 4, 2022 | 17:45
SHPËRNDAJE

Sot ishte takimi përmbyllës i Partisë Demokratike në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe lideri Lulzim Basha, i cili prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

berisha fut takimin e bashes

Por ajo që ra në sy ishte se në rrjetet sociale, ky takim u fut Live në Facebook-un e ish-liderit demokrat Sali Berisha.

Në videon, e cila u hodh dhe më pas u fshi menjëherë shkruhej: “Lulzim Basha Live- Me qytetarët e Shkodrës për të përmbyllur fushatën e kandidatit fitues për bashkinë e Shkodrës, kandidatit të PD, Xhemal Bushati”

c489ae64-1380-4587-8789-59c90dd2ede7

183919ac-e391-4326-a7e7-b24811b5b0b4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura