FOTO/ Belind Këlliçi publikon pamjet nga takimet në SHBA: Kënaqësi të bisedoja me kongresmenët e shtetit të Floridas

May 21, 2022 | 20:15
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamjet nga takimet e mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenë republikanë të shtetit të Floridas.

KELLICI 3

Përmes një pstimi në facebook, Këlliçi shkruan se ishte kënaqësi të takohej dhe të bisedonte me kongresmenin aktual të Floridas Matt Gaetz, si dhe me ish-kongresmenin Ted Yoho, të cilët i ftoi të vizitojnë Shqipërinë.

“Ditë e ngjeshur me takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë.

Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas.

Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij.

Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë.

Të dashur miq!

Në ditët në vijim do t’ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA”, shkruan Këlliçi në facebook.

KELLICI 2 KELLICI 4 KELLICI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura