Foto/ Aktori i njohur turk mahnitet nga zëri i këngëtares shqiptare

Aug 20, 2017 | 15:47
SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit në Tiranë, aktori turk Oktay Kaynarca është impresionuar nga zëri i këngëtares shqiptare, Aida Doci.

Kaynarca është impresionuar nga zëri i saj me këngën “Një pikë loti”.

Këngëtarja është kontaktuar në rrjetin social ‘Instagram’ nga aktori i cili i ka shprehur asaj vlerësimin dhe pëlqimin e tij për këngët e saj.

‘Përshëndetje Aida. Ne na pëlqejnë shumë këngët e tua e do të donim, nëse është e mundur, të të dëgjonim të performoje live,’ – ka shkruajtur Kaynarca.

Aida Doci ka publikuar këtë mesazh për fansat e saj në Instagram duke e falenderuar atë publikisht. Okay Kaynarca njihet mjaft në Turqi për role të ndryshme në seriale dhe si producent në muzikë.

Dy ditë më parë Kaynarca ishte në Tiranë ku mbajti një konferencë, dhe u takua me fansat e tij shqiptarë.

Konferenca u orgaziua nën drejtimin e AKMEDIA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura