Foshnja shqiptare u masakrua nga qentë, policia ngre akuzë për gjyshin e saj

Sep 19, 2017 | 12:57
SHPËRNDAJE

Pasi vogëlushja me origjinë shqiptare, Victoria Zikaj 13 muajshe, e cila humbi jetën në mënyrë të tmerrshme e sulmuar nga dy qene pitbull, vjen nje lajm i keq per gjyshin e saj, Hasanin.

image

Mediat italiane raportojne se ndaj tij kane nisur hetimet me nje akuze te forte. “Vrasje e qëllimshme për moszbatim të kujdestarisë”. Sipas policise, në momentin e  ngjarjes vogëlushja ishte nën kujdestarinë e gjyshit të saj,  i cili edhe pse u përpoq ta mbronte nuk mundi t’i shpëtontee jetën.

foshnja1

Ai vete mori disa plage nga kafshimi i qenve dhe per kete ndodhet ne spital per mjekim. Policia ka thene se ai do te merret ne pyetje dhe nderkohe i eshte ngritur edhe akuza.

Sipas hipotezës së parë, reagimi i dy pitbullëve u shkakua nga fakti që vajza e vogël iu afrua enës së ushqimit, në të cilën gjyshi i saj kishte vënë perpara. Ndërkohë, është mësuar se në të kaluarën dy qentë kishin treguar agresivitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura