Formimi i Gjykatës Speciale, sot përballja e vështirë e Mustafës

Mar 27, 2015 | 9:27
SHPËRNDAJE

Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, e pret sot përballja më e vështirë me partitë opozitare që nga zgjedhja e tij në krye të Qeverisë, pasi do të raportojë në Kuvend për formimin e Gjykatës Speciale, që njëherësh është tema më e nxehtë politike në vend.

Isa Mustafa

Dy taborët qëndrojnë të palëkundur në qëndrimet e tyre rreth kësaj Gjykate.

Partitë e koalicionit qeverisës PDK-LDK do të kërkojnë përkrahjen e deputetëve për ta kryer këtë obligim ndërkombëtar, ndërsa opozitarët pritet ta kundërshtojnë fuqishëm atë, duke e vlerësuar si të padrejtë të radhës që po i bëhet Kosovës.

Gjithashtu edhe disa deputetë të partive në pushtet janë deklaruar kundër Gjykatës Speciale. Zeri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura