Formacionet e mundshme, Kosta Rika-Serbi/ Ballkanasit dinë si fitohet ndaj amerikano-jugorëve

Jun 17, 2018 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kosta Rika dhe Serbia janë gati për të matur forcat në ndeshjen e parë të tyre në këtë Botëror. Kosta Rika vjen në këtë kompeticion si ekipi që u konsiderua “hirushja” e Botërorit në vitin 2014, pasi arriti deri në çerekfinale duke kaluar në një grup ku ishte Anglia, Italia dhe Uruguai.

form

Serbia nga ana tjetër vjen në këtë Botëror pas vitit 2010, ku dështoi të kalonte grupet. Por Serbia e mbylli rrugëtimin në eliminatore në vendin e parë. Interesant është fakti se skuadra ballkanase i ka fituar të tria ndeshjet e mëparshme kundër rivalëve amerikanojugorë: 4-1 kundër Meksikës, 1-0 kundër Hondurasit dhe 1-0 kundër SHBA-ve.

MILINKOVIÇ- Ylli i skuadrës serbe, Sergej MilinkoviçSaviç, ka thënë se ëndërron një Botëror prej protagonisti. “Jemi në një moment të mirë dhe duam të lëmë gjurmë në këtë kompeticion. Është një krenari e madhe për ne të gjithë që do të përfaqësojmë vendin tonë në Rusi”, ka thënë zbulimi i Igli Tares.

390951_TS_17-06-18_6914462016_ (1)

OSKAR
– Trajneri i Kosta Rikës ka thënë se ekipi i tij do të kërkojë patjetër të marrë më të mirën në ndeshjen e parë, e cila është shumë e rëndësishme për ecurinë e këtij kompeticioni. “E dimë sa vlerë ka sfida e parë. Duhet të bëjmë më të mirën, por Serbia është e fortë”, thotë Ramirez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura