Forcat ruse vazhdojnë ofensivën, goditet me raketa konvikti universitar i Mykolaivit

Aug 2, 2022 | 10:28
SHPËRNDAJE

auto_111659427808Forcat ruse kanë bombarduar qytetin jugor ukrainas Mykolaiv, duke goditur konviktin universitar në këtë qytet, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, raporton CNN.

“Më 2 gusht, nga ora 1 deri në ora 4, dy qarqe të qytetit Mykolaiv janë bombarduar. Konvikti i njërit prej universiteteve është dëmtuar. Një roje e konviktit është lënduar. ”, ka thënë kreu i administratës rajonale të Mykolaivit, Vitalii Kim, në rrjetin “Telegram”.

Po ashtu është djegur edhe një shitore, siç ka bërë të ditur Kim. Ndërkohë raportohet se forcat ruse po vazhdojnë ofensivën në Donetsk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura