‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese, Rama: Propozon një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

Apr 23, 2024 | 11:01
SHPËRNDAJE

Revista amerikane “Forbes” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të bukura evropiane për të vizituar në vitin 2024, për udhëtarët që kërkojnë pushime larg turmave masive.

forbs edi rama

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan: “Gjiganti mediatik amerikan “Forbes” zgjedh Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv duke propozuar një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë”

Shkrimi i Forbes për Shqipërinë

“Hinoki Travels” zgjodhi Shqipërinë për fermat e saj me ushqime të freskëta të rritura dhe prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë.

Agjencia organizoi një udhëtim të shkurtër me një grup udhëtarësh në jug të Shqipërisë.

Gjatë udhëtimit nëntëditor, grupi i turistëve eksploroi kulturat e ndryshme, ushqimin, bujqësinë dhe peizazhet e gjera të rajonit.

Gjithashtu ata u mirëpritën nga fermerët vendas, prodhuesit e ushqimeve, barinjtë, guidat lokale dhe pronarët e bizneseve të vogla.

Udhëtarët u akomoduan në një nga bujtinat e fshatrave aty pranë, dhe u njohën me veçoritë e ushqimit dhe verës lokale.

Aventurat përfshinë ecje prej pesë deri në gjashtë orë në ditë në terrenet me lartësi të ndryshme.

Gjithashtu turi përfshinte edhe një udhëtim ‘rafting’ në lumin e egër të Evropës, Vjosa.

“EcoAlbania” dhe qytetarët shqiptarë mbeten të përkushtuar për të mbrojtur këtë lumë, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Turi nëntë-ditor në jug të Shqipërisë kushton 3 250 dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura