Fluturime drejt Italisë nesër? Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm

Jan 13, 2020 | 9:45
SHPËRNDAJE

Ata qe kane plane fluturimi nga Tirana drejt Romes dhe anasjelltas per diten e neserme te bejne kujdes.

Autoriteti i Aviacionit Civil publikon nje njoftim te rendesishem, sipas te cilit dy fluturime do te anulohen, ndaj interesohuni perpara se te niseni per ne aeroportet perkartese.

Shkak per anulimin behet greva e njoftuar per diten e neserme nga ana e  kontrollorëve të trafikut ajror, ora 13:00 me 17:00.

Rinasi

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anullohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:

AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45

Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre.

cancelled

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura