Fluks i madh emigrantësh në Kapshticë, pas pushimeve shqiptarët kthehen në Greqi

Aug 21, 2023 | 12:21
SHPËRNDAJE

E djela shënoi fluksin më të madh të shtetasve shqiptarë të cilët kaluan nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës drejt shtetit grek, ku ata jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

kapshticee

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 7322 shtetas, ndërsa një numër më i vogël është paraqitur në hyrje, me 4052.

Këto ditë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur radhë për shkak të fluksit të madh të shtetasve shqiptarë që kalojnë drejt Greqisë, pasi mbyllën pushimet.

Ky fluks parashikohet të zgjasë deri në fund të Gushtit, ndërsa autoritetet tona gjatë këtyre ditëve kanë punuar me kapacitet të plotë për të shmangur radhët por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me palën greke, të cilët sipas policisë kufitare kanë punuar me sportele të reduktuara duke krijuar radhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura