Florian Agalliu, për herë të parë në një foto familjare pasi bëhet baba

Aug 31, 2013 | 15:25
SHPËRNDAJE

Aktori nga Durrësi, Florian Agalliu, i cili dhe këtë sezon të ri televiziv do të vazhdojë të prezantojë Lotarinë Kombëtare me Rudina Magjistarin në TV Klan, tashmë bën një jetë familjare si baba. Publikojmë këtë foto të parë familjare të aktorit, i cili para një viti ndryshoi statusin e tij, pasi u martua me të dashurën e tij, Renisa, në një ceremoni tërësisht private. Flori u njoh me Renisën dy vite më parë në ambientet e televizionit “Top Channel”, kur prezantoni rubrikën e tij “5 anët e botës” në programin e “E diell”. Renisa punonte në stafin e “E diell” të “Top Channel”, televizioni ku punon ende. Aktori i njohur i Teatrit te Metropolit, dhe i serialit “Komuna e Parisit”, u bë edhe më shumë i njohur si moderator i rubrikës së tij në “Top Channel”, kur çuditi me trupin e tij disa kilogramë më pak, peshë që e ruan ende tashmë që shfaqet në TV Klan, si moderator i lotarisë së fatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura