Floida Kërpaci takon drejtorin e fondacionit “Westminister Foundation for Democracy”: Diskutuam për arsyet e largimit të të rinjve

Nov 8, 2019 | 21:23
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaci, gajtë një vizite në Londër, u takua me Chris Levick, drejtorin për Europën&Azinë të fondacionit Ëestminister Foundation for Democracy, të qeverisë Britanike.

Në një shënim në facebook, Kërpaci shkruan se në takim u diskutua për arsyet e largimit masiv të të rinjve, por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

75237557_2534111653372870_8635547866238025728_o

Postimi i plotë i Kërpacit:

Gjatë vizitës në Londër, mu dha mundësia të takoja Chris Levick, Drejtorin për Europën&Azinë të fondacionit Westminister Foundation for Democracy, të qeverisë Britanike.

Diskutuam gjatë për arsyet e largimit masiv të të rinjve, por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria sot për shkak të keqqeverisjes.

Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, hartimi i politikave dedikuar të rinjve dhe mirëqënies së qytetarëve është priorit i LSI.

Gjiashtu, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është detyrimi ynë përballë qytetarëve.

Përfituam një eksperiencë të vyer për bashkëpunim të sinqertë me partnerët ndërkombëtarë për punësim, shkollim, garanci e jetë më të mirë për rininë Shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura