“Fletë-Gjoba” shpërndahen në rrugët e Tiranës/ “Mos harroni të kurseni! Falë Edi Ramës, do t’i paguajmë 110 milionë euro Becchetti-t” (FOTO)

Apr 4, 2021 | 13:21
SHPËRNDAJE

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin ndaj Francesco Becchetti-t, të cilit duhet t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

hjoba 1

Duket se ky vendim ka ngjallur një reagim të qytetarëve, të cilët kanë shpërndarë “Fletë-Gjoba” në rrugët e Tiranës, duke akuzuar kryeministrin Rama.

Këtë muaj mos harroni të kurseni! Falë Edi Ramës, do ti paguajmë 110 milionë euro Francesco Becchetti-t”, thuhet në mesazhin e fletushkës, të cilës i është vendosur simbolikisht edhe stema e Kryeministrisë.

“Flet-Gjobat” janë vendosur mbi xhamat e automjeteve e parkuara në rrugët e kryeqytetit.

Sjellim në vëmendje që sipërmarrësi italian kërkoi dëmshpërblim për  mbylljen e televizionit “Agon Channel” në vitin 2015.

gjobe 5 gjoba 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura