Flet mbrojtësi serb: Po të ktehesha pas, do ta kapja sërish dronin. S’kam gjë me shqiptarët

Oct 6, 2015 | 18:02
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Serbisë, Stefan Mitroviç ka folur për ndeshjen e 8 tetorit në “Elbasan Arena”. Mitroviç, i cili u “u shpall hero” në Serbi, pasi kapi dronin, thotë se nuk ka asnjë problem me shqiptarët.

Stefan Mitrovic“Jam i lumtur që jam rikthyer në kombëtare. Sa për dronin, mendoj se po të kthehej sërish e njëjta situatë do të bëja të njëjtën gjë.

Nuk kam patur probleme pas atij episodi, hiq ndonjë gjë të vogël që nuk ia vlen të përmendet. Unë kam luajtur përballë shqiptarëve në nivel klubesh dhe ata janë të respektueshëm.

Kam ndjekur edhe ngjarjet në Shqipëri dhe po shoh se ka një bashkëpunim të madh që ndeshja të shkojë siç duhet dhe të mos ketë incidente. Atmosfera tani ka një shpirt sportiv dhe jo nacionalist”, ka thënë Mitroviç për gazetën serbe “Blic”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura