Flet Dritan Zagani: Tahiri është vetëm një hallkë e zinxhirit, po ra ai…

Oct 23, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

“Në cilëndo mënyrë që të përfundojë, e mërkura për Shqipërinë do të jetë një nga ditët më të vështira të historisë së saj gjatë kohëve të fundit. Parlamenti do të votojë dhe vendosë nëse do të hiqet imuniteti për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe të vlerësojë nëse do të hapë dritën jedhile për arrestimin e tij”.

Kështu e nis shkrimin e saj sot “meridionews.it” e cila ka publikuar edhe intervistën e saj ekskluzive me ish-kreun e Policisë Antidrogë të Fierit, Dritan Zagani.

Siç shkruan media siçiliane e Katanais, Zagani ka thënë:

bf37b3e8-07eb-4e37-99fa-a3cc8150496e_1200x499_0.5x0.5_1_crop

Hetuesit italianë më kanë bërë dhuratën më të bukur në botë, edhe pse unë nuk jam i lumtur për atë ç’ka po ndodh në vendin tim. Prej vitesh jam larguar nga Shqipëria e mbi 4 vjet jam nën akuzë pa u bërë kurrë një seancë gjyqësore kundër meje. Kam nisur një jetë të dytë në Zvicër së bashku me bashkëshorten e 3 vajzat tona e nëse vendosa të largohem nga Shqipëria e bëra vetëm për familjen time”.

Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin me marihuanë në Sicili. Gjatë viteve kanë ndryshuar mënyrat e përdorura nga trafikantët?

“Deri në vitin 2014 kisha shumë informata për udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti me anijet e peshkimit. Unë gjithashtu kisha informacione për udhëtime në Kalabri. Gjatë asaj kohe u transferova dhe shërbimet sekrete më kanë informuar se droga është trafikuar edje me aeroplanë të vegjël. Ato paraqisnin një rrezik të madh për të mbajtur 200-300 kilogram marihuanë gjatë çdo udhëtimi. Kjo mund të ndodhë vetëm me mbulime të nivelit të lartë”.

“Unë gjithmonë kam denoncuar korrupsionin. Por problemi i vërtetë është kur ata i përkasin agjencive të zbatimit të ligjit që gjithashtu kanë interesa në trafikun e drogës. Edhe politikanët kanë përdorur gjithashtu paratë e krimit, madje kanë financuar fushatat elektorale. E gjithë bota e di se ata i kanë mbyllur sytë duke i hapur rrugë kultivimit dhe shitjes së marihuanës”.

“Unë mund të them me siguri se do të luftoj deri në fund dhe do t’i çoj këta persona përpara gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg”, thotë ai.

zagani per tahirin

I pyetur nëse Parlamenti shqiptar do i hape rruge arrestimit te Tahirit, Zagani shprehet:

“Ai nuk do të votojë pro sepse Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri më të gjatë që nuk mund të bjerë. Sepse me të do të bjerë qeveria shqiptare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura