Flamurtari merr pikët, falet edhe Pogradeci

Feb 29, 2012 | 12:57
SHPËRNDAJE

Komisioni i Apelit, i mbledhur dje, i ka ridhënë edhe një herë tri pikët Flamurtarit, të hequra nga Komisioni i Disiplinës pas incidentit në ndeshjen me Skënderbeun, si dhe ka falur pjesërisht Pogradecin. “Pasi Komisioni shqyrtoi rastet një e nga një, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Disiplinës, datë 03.02.2012, pika 2, për dënimin ndaj Skënderbeut. Rrëzimin e  vendimit të Disiplinës, datë 03.02.2012, pika 4, duke i ridhënë pikët Flamurtarit. Lënien në fuqi të vendimit të Disiplinës, datë 03.02.2012, pika 5, për shefin e klubit Flamurtari, Geri Çipi dhe uljen e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, datë 21.12.2011, pika 1.1, në lidhje me Pogradecin dhe reduktimin e dënimit në 4 ndeshje jashtë stadiumit të tyre pa spektatorë”, thuhej në vendimin e marrë dje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura