Flamurtari-Kukësi një sfidë klubesh, Kale është “molla e sherrit”

Aug 26, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

Flamurtari-Kukësi nuk do të jetë sot vetëm një përballje në fushë, por edhe në tribuna. Mes dy klubeve ka një çështje të nxehtë siç është “Kale”. Gjithçka është në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, e cila pritet të mblidhet të hënën për të dhënë vendimin përfundimtar.

Flamurtari-Kukesi

Më herët presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka kërcënuar edhe Flamurtarin, duke i thënë se do të përballet me të në gjyq për këtë çështje. Statusi i lojtarit është në ajër, ndërsa deri në zgjidhjen e çështjes nuk mund të aktivizohet me Flamurtarin. Por sot Kukësi do të gjejë në fushë si kundërshtar Albi Allën.

Ky i fundit, pak ditë në parë ishte te verilindorët, ndërsa sot do të jetë si kundërshtar. Flamurtari publikoi dje edhe çmimin e biletave për ndeshjen e sotme përballë Kukësit. Tribuna Qendrore: 700 lekë, tribunat A – B: 400 lekë dhe tribuna C: 200 lekë. Në të gjitha tribunat, femrat do të hyjnë falas.

formacioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura